HRW akuzon Rusinë “për krime lufte” në jug të Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 22 July 2022
Organizata Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Rusinë se kryerje të torturave, ndalime të paligjshme dhe zhdukje me forcë të civilëve në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore, përkatësisht në rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjas.
Në raportin e publikuar më 22 korrik, HRW tha se shkeljet e pretenduara të kryera nga forcat ruse, që përfshijnë torturim të të burgosurve ukrainas të luftës që mbahen nga rusët, përbëjnë krime lufte.
“Forcat ruse kanë kthyer zonat e pushtuara në jug të Ukrainës në një humnerë frike dhe paligjshmërie të egër”, tha Yulia Gorbunova nga HRW.
“Tortura, trajtime jonjerëzore, por edhe ndalime të paligjshme të civilëve, janë në mesin e krimeve të mundshme të luftës që ne kemi dokumentuar, dhe autoritetet ruse duhet t’iu japin fund menjëherë këtyre abuzimeve dhe duhet ta kuptojnë se ata mund dhe do të mbahen përgjegjës”.
HRW tha se për të përpiluar raportin ka biseduar me 71 persona nga Hersoni, Melitopoli, Berdijanska, Skadovsku dhe dhjetë qytete të tjera në rajonet Herson dhe Zaporizhja.
Dëshmitarët kanë përshkruar 42 raste kur trupat ruse kanë mbajtur civilët në mënyrë arbitrare, i kanë torturuar dhe disa prej të ndaluarve është raportuar se janë zhdukur. Tre anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, që kishin statusin e të burgosurve të luftës, po ashtu janë torturuar. Ky prej tyre kanë vdekur, tha HRW.
Në mesin e metodave të torturës që janë përshkruar nga personat me të cilët ka biseduar HRW, përfshijnë edhe rrahje, nganjëherë me shkop bejsbolli, tortura me elektro-shok që shpesh kanë shkaktuar thyerje të brinjëve dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.
Viktimat e brutalitetit të trupave ruse, që më pas janë liruar nga mbajtja, është dashur të trajtohen në spital.
HRW tha se këto abuzime kishin pasur për qëllim jo vetëm për të marrë informacione nga të ndaluarit, por po ashtu për të instaluar frikë në mesin e qytetarëve në mënyrë që ata ta pranojnë pushtimin rus.
Tamila Tasheva, përfaqësuesja e përhershme për Ukrainën në Krime, tha për HRW se sipas vlerësimeve të paktën 600 persona janë zhdukur me forcë qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.
Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar ndalimi i paligjshëm, zhdukja me dhunë janë të ndaluara dhe përbëjnë krime lufte./REL
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...