Lajme

Hoxhës nga Presheva ja ngjyrosin djalin për ‘Halloween’

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 31 October 2019

Për Hellowinin e vitit 2019 edhe Hoxhës ja ngjyrosin djalin e tij.

Kështu e ka bërë të ditur vetë Hoxha nga Presheva Valdet Kamberi  përmes një postimi në facebook, ku ka treguart se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë ngjyrosur për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij, shkruan gazeta inFokus.

Hoxhë Kamberi ka reaguar duke thënë “në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?!

-Advertisement-

Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit “, është shprehur Hoxha

Po ashtu Kamberi ka thënë që në fshatin e tyre prodhohen mjaftë kunguj andaj nuk ka nevojë që fëmijët të shëndrrohen në kungull për as edhe një minutë të vetëm sipas tij./Gazeta inFokus/.

Postimi i Plotë

Halloween-i paska mrri edhe në katund!

Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë.

Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë.

Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?!

Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush.

Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera