Lajme

Hoxhaj telefonon ministren e re kroate për Punë të Jashtme

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 23 June 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë urimi me ministren e sapo emëruar për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.

Hoxhaj e ka uruar homologen kroate për pozitën, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë në mes dy vendeve.

Në këtë telefonatë, Hoxhaj ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjikë të Kosovës në rajon.

-Advertisement-

Ai tutje ka shprehur interesim për intensifikim të bashkëpunimit jo vetëm në planin politik por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera