Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e shëndetësisë: Sigurim shëndetësor dhe barna falas!
Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 22 January 2021
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së dhe kandidatin për deputet, Uran Ismaili kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbjen e shëndetësisë.
Hoxhaj ka theksuar se qytetarët e Kosovës me të drejtë janë të shqetësuar për rënien e nivelit të shërbimeve shëndetësore si pasojë e pandemisë dhe ata meritojnë një sistem politik të shëndetshëm në vend.
“Sfida për Rimëkëmbje të Sektorit tonë Shëndetësor është e madhe. Ajo prek çështje organizative, çështje të efikasitetit, çështje të prokurimit publik.Qytetarët kanë nevojë për siguri. Qytetarët kanë nevojë për udhëheqje të përgjegjshme. Qytetarët kërkojnë trajtim të barabartë. Qytetarët kërkojnë respekt. Dhe në vitin e fundit nuk e kanë pasur asnjërën prej këtyre. Në ballafaqim me sëmundjen të gjithë qytetarët janë të barabartë. Sëmundja nuk diskriminon në mes të varfërve dhe të pasurve. Ne mes të qytetarëve që njohin persona në pozitë dhe atyre që nuk njohin. Kosova e Shëndetshme kërkon Qeverisje të Shëndetshme. Qeverisje transparente, qeverisje kompetente, qeverisje të dijes. Kjo është çka PDK propozon. Kjo është për çka PDK zotohet”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, Ismaili ka thënë se për një vit, nga dy qeveritë, shëndetësia është udhëhequr pa vizion dhe pa dinamikë, duke shkaktuar pasoja shëndetësore, ekonomike dhe sociale.
Ai ka prezantuar planprogramin për Rimëkëmbjen e shëndetësisë së Kosovës që përfshin katër shtylla: 1. Pandemia nën kontrrollë, 2. Mjek për çdo familje, 3. Sigurime shëndetësore dhe barna falas dhe 4. Sistem shëndetësor modern.
Të tjera
-
Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave
Të dhënat tatimore të kompanive të mëdha shumëkombëshe mund të bëhen shumë sh...
-
Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave
Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19,...
-
Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn
Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19...
-
Gazetari Duriqi rrëfen se si iu kundërvye sulmuesve
Gazetari Visar Duriqi pas rrahjes brutale që pësoi mbrëmë në mesnatë ka dekla...
-
OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën
Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën për shkak të COV...
-
Dyshohet se spiunonte për rusët, arrestohet punonjësi i Bundestagut gjerman
Një shtetas gjerman është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh për llogari të...
-
Osmani i reagon Lajçakut për hartën, ia përmend gjenocidin serb
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-s...
-
Zyrtare: UNICEF sjell sonte në Kosovë shiringat për vaksinën kundër COVID-19
Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosov...
-
Rëndohet situata në Finlandë, vendi pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
Finlanda pritet të ashpërsojë masat anti covid, si pasojë e rritjes së jashtë...
-
Haziri tregon se çka i thoshte Rugova për fitoren e LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tregon se si presidenti i Kosovës, Ibrahim...
-
“Fjalor pa përvojë e diletantesk. Negociatat janë art” / Limaj godet Kurtin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressi...
-
Limaj tregon nëse do të shuhet NISMA
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar në emisionin Pres...