Lajme

Hoxhaj për vizitën e Burns: Tregon se ShBA s’flet për Kosovën në rajon pa e vizituar

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 23 August 2024

Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur lajm të madh vizitën e drejtorit të CIA, William Burns.

Ai është shprehur se kjo vizitë tregon se ShBA nuk flet për Kosovën në rajon pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar Kosovën si partner strategjik e të barabartë.

“Burns personalisht ka merita në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës nga ditët e para të saj e deri në vizitën e tij sot! Askush më shumë se ai në vitet 2007-2008 nuk ka qenë përkrahës i madh i Kosovës para kundërshtarit të madh Putin dhe Rusisë së tij, krahas përkushtimit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe në përmbylljen e shtetndërtimit të saj”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, sipas Hoxhajt, tregon për një momentum rajonal sa i takon sigurisë dhe përkushtimit amerikan, por siç u shpreh ai, një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

“Një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në”.

“Mbetet të shihet se sa ata do të emancipohen nga një mendje briliante si Ëilliam Burns dhe do kalojnë nga përrallat populiste drejt veprimeve racionale, në shërbim të interesit vital të Kosovës që është i njëjti me atë të Amerikës”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera