Lajme

Hoxhaj: “Krahu i luftës” ekziston vetëm në histori

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 21 May 2017

Enver Hoxhaj, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se “krahu i luftës” ekziston sipas tij vetëm në histori.

Kështu ka thënë Hoxhaj, duke komentuar deklarimet e ditëve të fundit pas koalicionit të krijuar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s për Kosovë.

“Se ky koalicion është i krahut të luftës është i pasaktë. Jemi 17 vjet pas lufte. Qeveritë pas lufte kanë treguar se njerëzit e krahut të luftës që kanë fituar lirinë, kanë qenë më paqësorë”.

-Advertisement-

“Në 2007 PDK i ka fituar zgjedhjet përmes Kuvendit, koalicioni i atëhershëm, kanë vendosë që ta përgatisin shpalljen e Pavarësisë”.

Hoxhaj kështu tha në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Thaçi ka qenë njeri jo vetëm që ka udhëheq negociata në Rambuje. Më sa paku sot ka nevojë për një gjuhë të tilla të nivelit të komunikimit”.

“Krahu u luftës do të ekzistojë vetëm në tekstet historike dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë realiteti politik”.

“Çfarë ka ndodhur në këto ditë e fundit është një emancipim dhe kulturë e re politike. Jemi mësuar nga e kaluara që partitë të shkonin të vetme në zgjedhje”.

“Është emancipim politik që liderët kanë vendosur që t’i shtyjnë interesat nacionale. Ky koalicion nuk do ta ketë vetëm këtë mandat, jo vetëm në nivelin qendror, por edhe atë lokal”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera