Hoxhaj: Hoti hoqi dorë nga pika 10 e marrëveshjes për zotimin e njohjes reciproke
Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 30 September 2020
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Hoti për marrëveshjen ekonomike të arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.
Hoxha ka thënë se nga marrëveshja ekonomike është hequr pika e cila parashihte zotimin për njohjen reciproke.
Sipas Hoxhajt, ky vlerësim nuk është vetëm i PDK-së por edhe i qytetarëve.
“Ne kemi qenë shumë konkret sa i përket takimit në Washington, ne mendojmë se në atë marrëveshje ka qenë një element kyç, e cila ka paraparë një zotim për njohje të ndërsjellët. Këtë zotim, Qeveria e Kosovës e ka refuzuar dhe nuk ka insistuar. Së dyti, unë në Kuvend e kam ngritur temën më pragmatike, kryeministri le të tregon se cili është drafti i parë i marrëveshjes së arritur në Washington. Cili është drafti i parë, cilat pika i ka shtuar Kosova, cilat pika i ka hequr, çfarë ka ndryshuar në tekst.
Mendoj që marrëveshja është më shumë tekst i prodhuar nga Amerika, dhe sa herë Amerika ka qenë në krahë të Kosovës, Kosova ka fituar. Prandaj, këta nuk duhet të pretendojnë se marrëveshja në Washington është sukses i tyre. Sukses i kësaj qeverie në marrëveshje është minishengeni, të cilën e kanë quajtur Jugosllavia e tretë, së dyti është Ujmani, dhe se treti është njohja nga Izraeli”, tha ai për Telegrafin.
Gjatë intervistës , Hoxhaj ritheksoi që nuk janë kundër dialogut por kundër qasjes së Qeverisë, që marrëveshja është rezultat i saj.
“Ne nuk jemi kundër dialogut, ne nuk jemi kundër marrëveshjes në Washington, por Qeveria nuk do të duhej ta prezantojë si rezultat të saj, sepse nuk ka negociuar askush”.
Duke folur për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, Hoxhaj thotë se ata do të hynë në Qeveri vetëm kur të fitojnë zgjedhjet.
“Vendimin e kemi marrë vitin e kaluar, ka qenë vullnet i qytetarëve që ne të shkojmë në opozitë. E kemi marrë mesazhin qartë, dhe PDK hynë në qeveri vetëm atëherë kur ne fitojmë zgjedhjet dhe udhëheqim qeverinë. Qëndrimi ynë mbetet ai që ka qenë. Por, nëse ka tema shtetërore, ne kemi një lloj bashkëpunimi, ne e kemi idenë se si të jemi në shërbim të qytetarëve”.
Sa i përket qëndrimit të LDK-së, që tashmë kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, Hoxhaj pohon se ishte PDK ajo që për shumë vite ka vendosur se kush duhet të jetë në pushtet.
“Historia e vijave te kuqe, është që PDK prej vitit 2007 ka qenë në pushtet deri në vitin 2019, dhe ne kemi vendosur se kë e marrim dhe kë e lëmë jashtë Qeverisë. Për PDK-në, është e shëndoshë të mbetet ne opozitë, dhe të reflektojë. Ne e dimë që vijat e kuqe janë vetëm ato që i vendosin qytetarët”, theksoi ai.
Hoxhaj gjatë intervistës po ashtu ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti për punën e bërë për 100 ditëshin, duke thënë se ka filluar lodhshëm dhe se ashtu po vazhdon.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...