Lajme

Hoxhaj: Gërvalla po flet sikur të ishte ministre e Serbisë ose Rusisë, Kurti të distancohet nga deklaratat e saj

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 02 June 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për deklaratat e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me UÇK-në.

Hoxhaj tha se deklaratat e ministres Gërvalla janë të paprecedentë, dhe se kur flet ministrja e jashtme flet Qeveria.

“Ajo çfarë po bënë zonja Gërvalla, e cila në emër të Qeverisë së Kosovës po e godet luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë, luftën e UCK është e paprecedente. Kur fol ministri i jashtëm, fol Qeveria”, tha Hoxhaj.

-Advertisement-

U.d i kryetarit të PDK-së, tutje shtoi se Gërvalla po flet sikur të ishte ministre e Serbisë ose Rusisë.

“Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë në raport me të kaluarën tonë historike, me luftën tonë të lavdishme dhe mënyrën sesi zonja Gërvalla çdo ditë po e godet UCK dhe po flet sikur të ishte ministre e jashtme e një shteti kundërshtar të Kosovës, të Serbisë apo Rusisë, është temë serioze e ka shkel çdo kufi të mundshëm të komunikimit partiak dhe ne presim nga z.Kurti dhe Qeveria e tij që të distancohet. Nëse Kurti ka pikëpamje tjetër do të duhej të distancohet”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se asnjëherë nuk ka pasur qeveri në Kosovë, e cila ka qenë më shumë anti UÇK sesa qeveria aktuale në bazë të deklaratave që i thotë zonja Gërvalla.

“Është temë serioze që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe identitetin tonë si popull dhe si komb”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera