Lajme

Hoxhaj e Velijaj vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë:

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 14 October 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, së bashku me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, ka vizituar ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se, ish krerët e UÇK-së, janë si gjithnjë të vendosur dhe plot vullnet për të fituar betejën e Kosovës në Hagë, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se, atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi.

-Advertisement-

“Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, ka thënë Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera