Hoxhaj: Deklarata e Milaçiqit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ftesë që shqiptarët e Malit të Zi ta votojnë Gjukanoviqin
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 12 April 2018
Mali i Zi këtë të diele do të mbajë zgjedhjet presidenciale, zgjedhje këto të cilat po cilësohen si tejet të rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi dhe rajonit në përgjithësi.
Lidhur me këtë proces të rëndësishëm për Malin e Zi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme rajonale përtej Malit të Zi.
I pyetur rreth deklaratës së kandidatit të opozitës për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq i cili pati deklaruar se në rast se ai arrin të bëhet president do të tërheq njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Hoxhaj tha se deklaratat e tilla nuk kanë asnjë vlerë.
“Unë mendoj se deklaratat e tilla nuk kanë asnjë vlerë as për raportet tona ndërshtetërore e as për realitetin politikë në Mal të Zi apo Kosovë. Kosova dhe Mali i Zi do të jenë çdoherë shtete të pavarura”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se një deklaratë e tillë është ftesë për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi të votojnë pro presidentit Gjukanoviq.
“Kjo është një ftesë për shqiptarët që të votojnë pro Gjukanoviqit, i cili mbi të gjitha interesohet që ky vend të lëvizë drejt të ardhmes së tij në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe avancimi i këtij vendi drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë edhe avancim për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi”, u shpreh Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj, më tej u shpreh i bindur se edhe pas këtij procesi zgjedhor, raportet në mes Kosovës dhe Malit të Zi do të jenë të shkëlqyeshme, duke thënë se shpreson që në një të ardhme të afërt të organizojnë edhe një mbledhje të përbashkët mes Kosovës dhe Malit të Zi, sikurse ekziston me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Në garën për president të Malit të Zi marrin pjesë 7 kandidatë. Presidenti i Malit të Zi zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë me mandat pesëvjeçar.
Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale gjatë sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, që nga viti 1990. President i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujanoviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre mandate radhazi.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...