Hovenier: Kurti s’na ktheu përgjigje në kërkesën për të depërshkallëzuar situatën në veri
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 30 May 2023
Kosova të premten dërgoi tre kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore për të hyrë në objektet komunale nën shoqërimin e forcave policore.
Ky veprim nuk u prit mirë nga qytetarët e atjeshëm gjë që çoi në përplasje mes serbëve lokalë dhe forcave policore.
Edhe bashkësia ndërkombëtare u deklarua kundër këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës.
Më e ashpra deri më tani doli SHBA-ja, e cila e paralajmëroi Kosovën për prishje të raporteve mes dy vendeve.
Dhe duket se paralajmërimi u bë real.
Sot, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës.
Po përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.
Në këtë takim, Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar përgjigje.
“Më duhet të them se në këtë moment kemi kërkuar shumë direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...