Lajme

Hoti u premton subvencione qumështarëve kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 29 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konference për media ka folur pas takimit me sektorin e qumështit kosovar.

Hoti ka thënë se qeveria në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të marrë përsipër të subvencionojë prodhimin vendor përfshirë këtu edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25% të produkteve të qumështit që është në stok.

“Kemi takuar sektorin e prodhimit të qumështit për të diskutuar edhe një herë problemet me të cilat po përballet ky sektor.  Është zingjir ky sektor nga blegtorët tek grumbulluesit pastaj përpunuesit e qumështit dhe në fund marketet.  Problemin e kemi te tregu janë krijuar stoqe të mëdha dhe te marketet.

-Advertisement-

Qeveria do të marrë përsipër në kuadër të  pakos për rimëkëmbje të subvencionojë prodhimin vendor përfshire edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25% të produkteve të qumështit që është në stok, tek përpunuesit e qumështit.

Do të subvencionojmë vetëm qumështin dhe produktet e qumështit jo produktet që kanë substanca të tjera.

Do të bëjmë kontroll rigoroze të importit të vajit të palmës dhe importit të qumështit pluhur”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera