Hoti: Trusti Pensional mbetet pa Bord – 2.5 miliardë euro pa menaxhim

Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 03 March 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se Trusti Pensional ka mbetur pa bord.
“Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Trusti Pensional mbetet pa Bord – 2.5 miliardë euro pa menaxhim
Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022. Sipas ligjit është zgjatur mandati Bordit të vjetër edhe për 3 muaj, ky mandat shtesë ka mbaruar më 01.03.2023. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, po deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri.
Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se:
1. Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit.
2. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare. Kështu që, miliona euro të kursimeve të qytetarëve do të mbesin në trezorët e BQK-së të pa investuara që nuk sjellin asnjë kthim, të cilat do t’i zhvlerësoj inflacioni.
Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.
Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë.
Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët.

Të tjera
-
Plạgọset një 30-vjeçar në Milot, pas një sherri me thikạ
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Milot, pas konfliktit me tre pers...
-
Pensionet, Rama: Rritje graduale, synojmë që minimali të jetë 200 euro
Kryeministri, njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë ...
-
Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër
Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministr...
-
Bullgaria s’përfshihet në aleancën Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Çitaku: Maqedonci foli në emër të Bullgarisë, amatorizëm
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është amatorizëm diploma...
-
Hamza takohet me Prattipatin, viziton zonat që po deminohen në Mitrovicën Jugore
Anu Prattipati nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar so...
-
PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancën konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Koso...
-
Haradinaj në Ankara: Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të ...
-
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e Osmanit: Do të kërkojmë sërish dorëheqjen e atyre që duan t’i mbajën dy poste
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presi...
-
KDI: Të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit brenda 48-orëve
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë thirrje që të mbahet brenda 48-o...
-
AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit
Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërimë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka b...
-
Rama: Ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me një ...
-
Presidentja Osmani i përgjigjet Deharit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së Kryes...