Lajme

Hoti tregon pse nuk u mbajt takim me Qeverinë e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar arsyet e mos takimit të dy qeverive shqiptare.

Hoti në një konference për medie ka thënë se arsyeja është për shkak të agjendës së ngjeshur, shkruan Gazeta Infokus.

“Arsyetimi pse është shtyrë mbledhja është dhënë. Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme në Kuvend ku pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike. Ne duhet të jemi në Kuvend bashkë me deputetë për ta çuar përpara këtë ligj.Do të diskutohet linja hekurudhore që e lidhë Prishtinën me Durrësin, e cila e lidhë Prishtinën edhe me Selanikun, Stambollin, Beogradin, Budapestin dhe përtej saj”, ka thënë Hoti

-Advertisement-

Sa i përket mini-Shengenit, Hoti ka thënë se Kosova ka marrë zotimin që të behët pjesë e kësaj iniciative rajonale.

“Kosova do të bëhet pjesë e saj si shtet i barabartë. Ky është një proces i përkohshëm sepse synimi është integrimi në BE”./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera