Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 12 October 2026
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka renditur tetë sfidat kryesore me të cilat, sipas tij, do të përballet Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke kërkuar angazhim më të madh diplomatik, forcim të raporteve me aleatët ndërkombëtarë dhe mbrojtje të rendit kushtetues.
Në një reagim publik, Hoti ka vlerësuar se, ndonëse janë shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, Kosova përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale, ku roli i Presidentes do të jetë përcaktues për drejtimin e ardhshëm të vendit.
Sipas tij, një ndër sfidat kryesore lidhet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, për të cilin thekson se Kosova ka nevojë për një strategji të fuqishme diplomatike, ku Presidentja duhet të ketë rol kyç.
Hoti ka vënë në pah edhe ngecjen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimeve të reja të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me aleatët kryesorë ndërkombëtarë.
Ai ka kërkuar që Presidentja e re t’i marrë plotësisht përsipër raportet me partnerët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hoti ka vlerësuar se pezullimi i dialogut strategjik me ShBA-në dhe neglizhimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të shtatorit 2020 kanë ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas tij, rifillimi i dialogut strategjik dhe rikthimi te zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit duhet të jenë ndër hapat e parë për rivendosjen e partneritetit të ngushtë Kosovë-ShBA.
Ai ka theksuar se mbështetja amerikane është e domosdoshme për forcimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për avancimin e vendit në diplomaci, mbrojtje, siguri, inteligjencë dhe energjetikë.
Ish-kryeministri ka shprehur shqetësime edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm.
Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në dialogun me Serbinë, duke pretenduar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit e kanë orientuar procesin në drejtim të gabuar.
Hoti ka rikujtuar parimet që, sipas tij, duhet ta udhëheqin dialogun, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke dhe zbatimin e obligimeve në kuadër të një marrëveshjeje të tillë.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Hoti ka të bëjë me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Ai ka pretenduar se disa zhvillime të viteve të fundit janë të motivuara politikisht dhe ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin, sipas tij, për t’iu përgjigjur kërkesave të organeve të drejtësisë për të dëshmuar.
Hoti ka thënë se Presidentja duhet të luajë rol në mbrojtjen e pavarësisë së drejtësisë nga presionet e ekzekutivit dhe të shumicës parlamentare.
Në reagimin e tij, Hoti ka ngritur shqetësime edhe për zhvillimet institucionale gjatë viteve 2025 dhe 2026, duke pretenduar se rendi kushtetues është sfiduar në vazhdimësi.
Ai ka theksuar se Presidentja duhet t’i shqyrtojë me kujdes ligjet e miratuara në Kuvend, duke shfrytëzuar kompetencat kushtetuese për t’i kthyer ato kur vlerëson se ka shkelje të Kushtetutës.
Hoti ka kritikuar edhe shërbimin diplomatik të Kosovës, duke e cilësuar si të dobët performancën e diplomacisë ekonomike dhe kulturore, si dhe duke ngritur shqetësime për emërimet dhe mungesën e objektivave të qarta diplomatike.
“Urime, zonja Presidente, ju priftë e mbara në përballimin e sfidave që e presin Republikën e Kosovës”.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...






























