Lajme

Hoti: Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëbje Ekonomike prej 222 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 16 January 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka treguar se Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëbje Ekonomike për vitin 2021 prej 222 milionë e 400 mijë euro.

Hoti u shprehë se në këtë program janë të përfshira vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Avdullah Hoti:

-Advertisement-

Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)

Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:

– 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit

– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi

– Vazhdimi i Shtesave në Polici

– Dyfishimi i Asistencës Sociale

– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera