Lajme

Hoti: Qeveria i shpenzoi 8.6 miliardë dhe nuk ka asnjë shenjë se ku janë harxhuar ato

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 31 October 2023

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që qeveria e Kosovës i ka shpenzuar mbi tetë miliardë e gjysmë euro por asnjë shenjë nuk është lënë mbi atë se ku janë harxhuar ato.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka përmendur po ashtu edhe qeverisjen lokale në dy mandatet e fituara nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Miratimi i buxhetit për 2024 do të duhej të ishte lajmi kryesor i ditës dhe i muajit. Por askujt nuk i bën përshtypje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

-Advertisement-

“Nga përvoja e tri viteve të fundit me këtë qeveri, secili e ka të qartë se mjetet e parapara në buxhet janë vetëm shifra abstrakte”

“Në tri vite mandat, kjo qeveri ka menaxhuar 8.63 miliardë euro. As shenjë nuk ka se ku janë harxhuar gjithë ato mjete”.

“Njësoj siç nuk ka shenjë në Prishtinë nga 8 vite qeverisje lokale 2014-2021, ku janë shpenzuar rreth 400 milionë euro”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera