Lajme

Hoti publikon deklaratat e Albin Kurtit për Amerikën me muzikën për diktatorin Enver Hoxha në sfond

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 18 June 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka publikuar një video të një deklarate që Albin Kurti e kishte dhënë si opozitar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij”, ka shkruar Hoti në Facebook për përmbajtjen e videos.

E në sfond është muzika e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

-Advertisement-

Në përmbajtjen e deklaratave të Kurtit thuhet se “Aleanca me SHBA-të nuk është për të ardhmen”, por për çlirimin e Kosovës.

Këtë deklaratë që Kurti e kishte thënë si opozitar, tash po publikohet nga opozita e tanishme. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera