Lajme

Hoti ngushëllon familjet e dy minatorëve: U shndërruan në shembull flijimi!

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 02 June 2020

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që hubën jetën në minierën e Artanës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.
Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve!
Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn!
Zoti i bekoftë familjet e tyre!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera