Lajme

Hoti: Në tendencën për të vendosur kontroll, qeveria ka paralizuar disa institucione

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 06 April 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë dhe Zyrën e Presidencës për mos emërimin e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe mos dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në seancën sotme parlamentare, Hoti theksoi se institucionet e ekonomisë dhe drejtësisë ka kohë të gjatë që kanë mbetur pa drejtues dhe sipas tij pasojat janë të mëdha për bizneset dhe qytetarët. Ish-kryeministri theksoi se ka tendencë nga pushteti për të vendosur kontroll mbi institucionet e pavarura.

“Me tendencën për të vendosur kontroll mbi institucionet që sipas Kushtetutës janë të pavarura, ato institucione janë paralizua dhe sot pasojat jemi duke i vuajtur të gjithë. Po i përmend listën e këtyre institucioneve që janë paralizua sot dhe funksionojnë me ushtrues detyre. BQK sot është pa guvernator, procesi i zgjedhjes së zëvendës guvernatorëve, të cilët do të kishin ushtruar detyrën e guvernatorit është bojkotuar nga anëtarët e Bordit gjatë vitit 2022. Procesi I zgjedhjes së guvernatorit është komprometuar”, theksoi Hoti.

-Advertisement-

Deputeti Hoti tha se ka një vit që nuk dekretohet Kryeprokurori i Shtetit me tendencë që të zgjidhet dikush tjetër. Ai përmendi po ashtu edhe ATK-në që ka mbetur që një kohë të gjatë pa drejtor./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera