Hoti-Muratit: Pse s’po e zgjeron listën e produkteve që mund t’iu ulet TVSH-ja, ta lejon Ligji

Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 11 June 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdimësi ka kritikuar Qeverinë Kurti II sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me financat. Disa herë është përplasur edhe me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, herë në komision e herë në Kuvend.
Hoti ka qenë kritik edhe sot ndaj ministrit Murati, duke thënë se nuk e kupton se pse ai s’po merr vendim për uljen e TVSH-së nga 18 në 8% për produktet e konsumit për njerëzit, kafshët, farërat, bimët dhe shumë mallra të tjera, meqë një gjë të tillë ia lejon edhe Ligji, pasi ka një kohë të gjatë që janë rritur çmimet.
Hoti thotë se pika 3 e Nenit 26 të Ligjit për TVSH e lë të hapur mundësinë që ministri i Financave të nxjerr një akt-nënligjor për zgjerimin e produkteve me normë të reduktuar të TVSH-së sipas shtojcës III të këtij ligji. Hoti ka sqaruar se në shtojcën III të këtij ligji gjenden mallrat e lartëpërmendura.
Reagimi i plotë i Hotit:
PSE NUK PO SHTOHET LISTA E MALLRAVE ME NORMË TË REDUKTUAR TË TVSH-së PREJ 8%, SIÇ E MUNDËSON LIGJI NË FUQI?!
Neni 26 i Ligjit për TVSH, pika 2, përcakton listën e mallrave për të cilat paguhet normë e reduktuar e TVSH-së prej 8%, ku përfshihen: uji, energjia elektrike, drithërat dhe prodhimet e tyre, qumështi dhe produktet e tij, vezët, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit, barnat dhe pajisjet mjekësore. Ky ligj është miratuar në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa, si pjesë e Pakos Fiskale 1.
Ndërkaq, pika 3 e të njëjtit nen specifikon se: ”Ministri i Financave mund të nxjerr akt nën-ligjor për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar sipas Shtojcës III të këtij ligji”. Shtojca III përmban listën e mallrave ushqimore për konsum të njeriut dhe të kafshëve, farërat, bimët, e shumë mallra të tjera, për të cilat mund të reduktohet TVSH-ja nga 18% në 8%.
Është e pakuptueshme përse, pas shumë muajsh të rritjes enorme të çmimeve, Ministri i Financave nuk e redukton TVSH-në nga 18% në 8% edhe për këto mallra, në mënyrë që sadopak të ulet barra për familjet.
Dikush është dashur t’i tregojë Ministrit për këtë mundësi që ia ofron Ligji në fuqi për TVSH!!!
Të tjera
-
E ndoqën, e grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë e 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares
Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarj...
-
Të plagosurit në Pejë janë familjarë, njëri i plagosur me 5 plumba
Në Një përleshje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, në të cilën janë për...
-
Afganët në Kampin Bondsteel në Kosovë: Po jetojmë si të burgosur, ka gra që kanë abortuar shkaku i stresit
Një ish-zyrtar dhe politikan i inteligjencës afgane, i cili ka punuar ngushtë...
-
Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut
Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës n...
-
E rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti në Prishtinë ku u lëndun dy vajza
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ...
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...