Lajme

Hoti: Mbi 100 biznese do të përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 30 November 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë 100 biznese të cilat do të përfitojnë 2 milionë euro nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan.

Pra vlera e projekteve sipas Hotit do të jetë 2 milionë euro.

-Advertisement-

“Bëhet fjalë për rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë nga bizneset tuaja. Shpresoj që kjo masë është një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi marrë edhe masa tjera përfshirë atë për 60 milionëshit dhe atë për bujqësi. Kurse një masë ka qenë për bizneset jo shumicë”, tha ai.

“Jemi të detyruar që edhe vitin e ardhëm të parashohim masa të tjera dhe besoj që ndihmesat do të rriten. Ne po bisedojmë edhe me donatorë të jashtëm. Ne gjatë kësaj periudhe jemi munduar që t’i qëndrojmë afër familjeve e bizneseve. Do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë deri sa ta kalojmë këtë periudhë të vështirë. Komplet Fondin për Ekonomi deri në fund të vitit do ta fusim në ekonomi”, shtoi ai.

Kujtojmë që Rimëkëmbja Ekonomike ka dështuar të votohet tashmë disa herë në Kuvendin e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera