Hoti: LDK heq dorë nga kërkesa për balancë institucionale, e gatshme për marrëveshje për presidentin
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 17 August 2026
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit institucional dhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai ka bërë të ditur se partia ka hequr dorë nga kërkesa për balancë institucionale, duke kërkuar që fillimisht të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ndërsa më pas për presidentin të gjendet një kandidat i pranueshëm për të gjitha palët.
I pyetur nëse LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të martën, ku pritet të diskutohet çështja e presidentit, Hoti ka thënë se për këtë do të ketë njoftim zyrtar nga partia.
“Besoj se do të keni një njoftim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë çështje”, ka thënë Hoti.
Ai ka bërë të ditur se brenda strukturave të LDK-së është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe se kanë ardhur në përfundim që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve të vendit.
“Kemi diskutuar gjerësisht për këtë çështje brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim që në funksion të shterimit të situatës t’i japim mundësi që të ecet përpara me themelimin e institucioneve të vendit dhe kemi hequr dorë nga kërkesa jonë që besoj është legitime për çështje të balancës së institucioneve… Besoj që kërkesa jonë ka qenë legitime për balancë të institucioneve, por duke u përballë me bllokadë të institucioneve në mënyrë jo kushtetuese, prandaj e kemi këtë nismë legjislative, ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesa jonë edhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë pra tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme, së bashku me partnerët e saj, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.
“Partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur, bashkë me partnerët e saj sigurisht, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të zgjedhur qeverinë, dhe mandej për të hapur diskutimet për presidentin e vendit, dhe aty i kemi 60 ditë mandej për të kryer diskutimet që… nëse mund të arrijmë tek një kandidat që është i pranueshëm për të gjitha palët. Edhe ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, ka deklaruar ai.
Hoti ka thënë se LDK-ja ka kërkuar dhe vazhdon të insistojë në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.
“Edhe ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat, po secila prej partive politike i ka, si me thënë, qasjet e veta, i ka mënyrën e vet të veprimit. Ne kemi këtë qasje, ne jemi LDK, asnjëherë nuk kemi… as nuk kemi promovuar, as nuk i kemi mbështetur, as nuk i kemi përdorur çfarëdo forme që është jashtë, si me thënë, filozofisë së veprimit tonë politik”, ka thënë Hoti.
Ai ka theksuar se mes forcave politike ekziston hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje rreth një presidenti që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët.
“Unë besoj që ka hapësirë në mes të gjitha forcave politike për t’i dhënë vendit një president që është i pranueshëm për të gjitha palët. Vetëm në këtë pikë tash ka mbetur hapësira për diskutim. Diskutimet e tjera nuk ka mbetur pra gatishmëri dhe as hapësirë dhe as vullnet prej nesh që të bëhen”, ka përfunduar Hoti.

T� tjera
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...


































