Lajme

Hoti korrigjon disa fjalë në një amendament të Qeverisë, Murati i thotë se edhe ashtu si është “e zgjidh punën”

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 21 Tetor 2026

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka korrigjuar shkrimin e një amendamenti të sjellë nga Qeveria në Komisionin Parlamentar për disa fjalë të caktuara.

“Komplet fjalia duhet të jetë “duhet” ose “ndan” mjete për pagesa e të tjera dhe jo “mund”. Sepse tash duke qenë aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është në diskrecion si shkruhen nenet afirmative. Në rastin konkret është obligim për ekzekutivin për zbatimin e kësaj”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, që ishte i ftuar për raportim, tha se edhe mënyra e përdorur kryen punë.

-Advertisement-

“Mendoj që edhe mënyra se si është e formuluar e zgjidh punën. Fakti që po e sjellim si amendament këtu, pra synimi i qeverisë është që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç e paraparë aktgjykimi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy