Lajme

Hoti ia kujton Kurtit kohën kur rrotullonte kamionët me mallra nga Serbia: Importet rriten por Serbia kthehet si partner kryesor tregtar i Kosovës në rajon

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 05 December 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me rritjen e importit Serbia kthehet si partner kryesor tregtar i Kosovës në rajon, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, e ku ia kujtoi kryeministrti Albin Kurti, kohën kur ai i kthente kamionët me mallra nga Serbia.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka thënë  se importet me të gjitha vendet janë ulur, përveç më Serbinë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera