Lajme

Hoti i përgjigjet Lajçak-ut: Do ta trajtojmë lejimin e vizitës së Vuçiçit

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 26 November 2020

Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq në Kosovë.

Hoti në një prononcim për media ka thënë se është në komunikim me Laçak dhe çdo vizitë do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë së situatës në të cilën po kalon Kosova.

“Marrëveshjet ne i respektojmë, jemi pro lëvizes së lirë pa diskutim po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë por nganjëherë çëshjet janë mjaft të ndishme. Unë kam pranuar letrën e z.Lajçak do t’i përgjigjem edhe atij, jam në komunikim të rregullt me të për çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet për shkak të ndjeshmërisë në situatën në të cilën po kalojmë”, tha ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera