Lajme

Hoti: E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 March 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se e gjithë Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë “po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit”.

Hoti duke iu referuar kryeministrit Kurti, thotë se ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, “tani do ta zbatojë në praktikë”.

“Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit. Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes. Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë. Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke”, shkroi Hoti në Facebook

-Advertisement-

Deputeti i LDK-së ka shtuar se derisa më herët dialogohej për marrëveshje finale me njohje reciproke, tani po “betonohet një status quo e re”.

“Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.
Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke.

Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, shkruan Hoti ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera