Lajme

Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 05 June 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tij synon që t’i largojë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoti është shprehur se sa i përket drejtimit të dialogut është e pacaktuar edhe me Kushtetutë që ta drejton qeveria. Ai tutje ka shtuar se do t’i shtrojë kompetencat e tij duke mos lejuar që askush të ndërhyjë në to.

“Presidenti i ka kompetencat e veta kushtetuese dhe ai do t’i ushtrojë dhe duhet t’i ushtrojë kompetencat e veta. Unë i kam kompetencat e mia si kreu i qeverisë, do t’i ushtroj plotësisht pa lejuar që askush të ndërhyjë në to. Nuk duhet dhe nuk do të lejoj që të ndërhyjë dikush në kompetencat e mia si kryeministër i vendit, por në të njëjtën kohë duke qenë llogaridhënës karshi Kuvendit të Kosovës si institucion mbikëqyrës i punës së qeverisë”, ka thënë Hoti në një intervistë për VOA.

-Advertisement-

Hoti po ashtu ka theksuar se “dialogun e udhëheq qeveria, kreu i qeverisë është kryeministri, kështu që mua në bazë të Kushtetutës më bie kjo barrë e udhëheqjes së këtij procesi. Atë që do të bëj unë është që të zbatoj një qasje jo konfrontuese me institucionet tjera, por një qasje koordinuese për t’i përfshirë të gjithë në këtë proces”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera