Lajme

Hoti: 2023-ta do të jetë vit i humbur në investimet kapitale

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 07 July 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale.

Ai i ka renditur edhe arsyet për këtë konstatim.

Ai ndër të tjera ka përmendur bllokadën e investimeve kapitale në Komuna nga Qeveria, duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Hotit:

Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:
1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,
2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,
3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.
Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera