Horoskopi 25 Janar, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 25 January 2022
Dashi
Gjërat fillojnë të përmirësohen për ju në fushën e karrierës dhe statusit social. Kjo është koha për të punuar shumë dhe për të mos lënë pas dore gjërat e rëndësishme. Vendosni një themel, bëni plane dhe përqendroni energjinë tuaj me qëllim që të arrini çdo gjë që dëshironi të keni sukses.
Demi
Marsi sjell energji të trazuar dhe madje edhe armiqësi. Jini të sigurt, besimi juaj do të sfidohet dhe Marsi ju kujton të mos ofendoheni menjëherë dhe të veproni me gjaknxehtësi.
Binjakët
Marsi është në shenjën e zodiakut të Bricjapit, sektori juaj i burimeve të përbashkëta, sekreteve dhe pronës së njerëzve të tjerë. Financat mund të nxjerrin në pah më të keqen te njerëzit dhe kur jeni duke bërë marrëveshje, plane ose duke gjetur zgjidhje, tensionet mund të sjellin më të keqen te të gjithë, përfshirë edhe veten tuaj.
Gaforrja
Kur merreni me problemet e marrëdhënieve, mund ta gjeni veten në një pozicion të pafavorshëm. Marsi në shtëpinë e shtatë diellore mund të nxjerrë në pah vështirësitë mes jush dhe bashkëshortit tuaj. Merrni parasysh të dyja palët në të gjitha situatat kur ndërmerrni veprime dhe bëni çmos që të mos lejoni që zemërimi, zilia ose ndjenjat e përçmimit të sundojnë mendjen tuaj.
Luani
Është koha për t’u marrë seriozisht me shëndetin, fitnesin dhe rutinat e përditshme. Kur jeta bëhet e ngarkuar merreni veten me të mira. Duke filluar nga kjo javë kushtojini më tepër rëndësi dëshirave dhe nevojave tuaja.
Virgjëresha
Kjo mund të jetë një kohë kur gjërat nuk janë në rregull. Ndoshta për tu ndjerë mirë, do të dëshirosh që hapësira jote personale të jetë e rregullt. Ju mund ta bëni këtë të ndodhë, por mos u përqendroni në përsosmërinë përpara se të filloni. Synoni përparimin dhe filloni punën tuaj pavarësisht se sa bukur janë gjërat në fillim.
Peshorja
Ndërsa kjo periudhë mund të jetë e mbushur me vendime të rëndësishme, ju gjithashtu mund të bëheni të vetëdijshëm për atë që ka më shumë rëndësi në jetë. Përplasjet familjare, argumentet dhe betejat për pushtet mund të jenë të ngjashme me një zjarr u filloni të zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta – të gjitha të shkëlqyera për të njohur veten (dhe të tjerët) më mirë.
Akrepi
Mos u grindni për gjëra të vogla, dhe siç thonë ata, “të gjitha janë gjëra të vogla”. Marsi është në shenjën e zodiakut të Bricjapit, sektori juaj i komunikimit. Ju mund të ndjeni tensionin e zemërimit gjatë këtij kalimi dhe të bëheni të ndjeshëm ndaj nëntoneve kur fjalët duken të shkurtra ose të ngarkuara me motive dhe arrogancë. Sado e vështirë të jetë ndonjëherë, përpiquni të mos merrni asgjë që dikush thotë personalisht, përveç nëse është menduar vërtet të jetë kështu.
Shigjetari
Marsi është në shenjën e zodiakut të Bricjapit, sektori juaj i parave dhe pa marrë parasysh se sa mik i madh është një person, ose sa mbështetës mund të jetë një partner, financat vazhdojnë të jenë një zonë tensioni për të gjithë, veçanërisht kur Marsi është në këtë shenjë.
Bricjapi
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të marrë kënaqësinë kur bëhet fjalë për qëllimet dhe dëshirat tuaja personale. Jini të zellshëm pasi kjo është koha juaj për të shkëlqyer me Marsin në shenjën tuaj. Vendosni mendjen tuaj në një objektiv për pjesën tjetër të vitit.
Ujori
Marsi është në shenjën e zodiakut të Bricjapit, sektori juaj i armiqve të fshehur, dhe ky është një vend i vështirë për planetin e kuq. Ju mund të jeni më pak tolerant ndaj njerëzve që duket se janë të motivuar në një mënyrë egoiste ose të njëanshme. Edhe nëse jeni të shkëlqyeshëm në shmangien e debateve ose të jeni të durueshëm me individin më toksik, ky muaj mund të jetë koha kuir vendoset vija e kuqe he ju vendosni të hiqni një herë e përgjithmonë nga jeta juaj vampirët e energjisë.
Peshqit
Marsi është në shenjën e zodiakut të Bricjapit, sektori juaj i miqësive dhe pavarësisht natyrës tuaj paqësore, do t’ia dilni mirë në situata ku mund të konkurroni me të tjerët në mënyrë të shëndetshme. Vendosni qëllime të reja që ju japin një dëshirë për të inkurajuar të tjerët, ndërkohë që përpiqeni të jeni një version i përmirësuar i vetes në vendin e punës.
Të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...