Sport

Historike, për herë të parë në Angli kjo skuadër se transferon asnjë lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 09 August 2018

Tottenham ka bërë histori duke pasur merkaton më të keqe në histori të merkatove në Angli pasi që nuk ka transferuar asnjë lojtarë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos është bërë skuadra e parë në Premier Ligë që në një afat kalimtar të verës nuk transferon asnjë lojtar të ri.

Që nga viti 2003, kur u paraqit ky afat, të gjitha skuadrat e Premier Ligës ishin forcuar në afatet kalimtar.

-Advertisement-

Por, Spurs dëshjtuan që ta bëjnë një gjë të këtillë për këtë sezon.

Tifozët shpresonin që të kishte një prurje të re para se të mbyllet afati por jo.

Megjithatë, ndërtimi në vlerë prej 850 milionë funte i stadiumit të ri sigurisht e ka bërë të vetën.

Pavarësisht kësaj, Spurs bën ofertë për yllin e Aston Villas, Jack Grealish por një ofertë prej 25 milionë funte u refuzua.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera