Sport

Historike: Kosova shënon fitoren e parë si mysafire në ndeshje zyrtare kualifikuese

Autori: Erion Maliqaj 19:51 | 17 November 2018

Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me rezultat 5-0 përballë Maltës në Ligën e Kombeve, shkruan, Gazeta inFokus.

Kosova e dominoi në të gjitha aspektet ndeshjen, duke realizuar 5 gola për fitoren e parë si mysafire ne ndeshje zyrtare kualifikuese. Golat u realizuan nga Muriqi, Kololli, Avdiaj 2x dhe Rashica.

Më këtë fitore Kosova mbetet ne pozitën e parë në tabelë me 11 pikë, 2 me shumë se Azerbejxhani që renditet e dyti, pozita e tretë i takon Ishujve Faroe me 4 pike, ndërsa pozita e katërt është e rezervuar për Maltën me vetëm 2 pikë,/Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera