Historia e përpjekjeve për ta gjykuar në Kosovë izraelitin Moshe Hareli
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 14 January 2018
Nuk është hera e parë që izraeliti Moshe Harel arrestohet në lidhje me dyshimet për transplatim veshkash, por ai deri tash nuk është përballur me gjyqësinë kosovare.
Moshe Harel njëri prej të dyshuarve kryesorë në rastin e klinikës “Medicus” është arrestuar ditë më parë nga autoritetet e shtetit të Qipros në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Harel është në kërkim që nga viti 2010, në aktakuzën e ngritur në lidhje me transplantimet ilegale të veshkave të cilat pretendohet se janë bërë në Klinikën “Medicus”.
Për izraelitin Harel pretendohet të ketë ndërmjetësuar dhe organizuar transplantimin e veshkave.
Kjo nuk është hera e parë që Harel është arrestuar, pasi që edhe në vitin 2012 prokurori i atëhershëm Jonathan Ratel kishte konfirmuar arrestimin e tij pas kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare që kishte bërë prokuroria kosovare drejtuar autoriteteve izraelite.
Madje Ratel kishte thënë se kishte filluar kontaktet me autoritetet e shtetit të izraelit për ekstradimin e këtij të akuzuari në Kosovë.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë të veçantë kundër Moshe Harel si dhe të akuzuarit tjetër Youssuf Sonmez i cili ende ndodhet në arrati.
Pasi që të njëjtit kanë qenë në arrati është dashur që të veçohet lënda ndaj tyre në mënyrë që të procedohet tutje me të akuzuarit e tjerë.
Sipas prokurorit të mëhershëm të çështjes Jonathan Ratel, Hareli ka qenë ndërmjetësi kryesor në sigurimin, shitblerjen dhe transplantimin e organeve njerëzore,
Sipas prokurorit, ai aranzhonte takimet me pacientët dhe viktimat dhuruese të organeve.
“Stambolli ishte vendtakimi i pacientëve viktima dhe pacientëve pranues të organeve. Pacientët shpeshherë fluturonin së bashku dhe menjëherë dërgoheshin në Klinikën ‘Medicus’ për t’iu nënshtruar operacionit, bashkë me Moshe Harel-in” , kishte thënë prokurori Jonathan Ratel në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë.
Gjatë kësaj interviste për Gazetën Jeta në Kosovë prokurori Ratel kishte folur edhe në lidhje me të akuzuarin tjetër kirurgun Youssuf Sonmez, për të cilin kishte thënë se ishte personi kryesor në të gjitha transplantimet e organeve të cilat kishin ndodhur në atë klinikë.
“Ai është trafikues famëkeq organesh me prejardhje nga Turqia, të cilin ne e kërkojmë për kohë të gjatë. Ai është në listë të kuqe të Interpolit dhe është i akuzuar në Turqi për shkeljet në Klinikën ‘Medicus’ dhe për mosparaqitjen e tij në gjykatë”, kishte thënë prokurori Ratel.
Tutje prokurori në atë kohë kishte thënë se mendohet se dr.Youssuf Sonmez aktualisht mund të ndodhej në Afrikën e Jugut.
E në lidhje me arrestimin, e më pas ekstradimin e këtyre dy të akuzuarve tek autoritetet e shtetit të Kosovës, prokurori Ratel kishte deklaruar se as Moshe Harel e as Youssuf Sonmezi nuk kanë mundur të ekstradohen në Kosovë për shkak se Izraeli dhe Turqia e ndalojnë këtë.
Pas arrestimit te Moshe Harel, Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me misionin e EULEX-it në Kosovë, për t’i pyetur nëse këto dy institucione kishin bërë, apo planifikonin që të bënin kërkesë për ekstradimin e këtij personi në Kosovë.
“Me këtë rast është duke u marrë EULEX-i, andaj ju lutemi kontaktojeni Zyrën për Komunikim të tyre lidhur me pyetjet tuaja”, thuhet në e-mail-in që Gazeta Jeta në Kosovë ka pranuar nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Drejtësisë.
Zyra për Komunikim me Publikun e EULEX-it i ka thënë gazetës Jeta në Kosovë se procedura e ekstradimit është në zhvillim e sipër, ndërsa ka sugjeruar që pyetjet për këtë çështje t’i drejtohen Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat sipas EULEX-it janë përgjegjëse për procedurat e ekstradimit.
Gazeta Jeta në Kosovë nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa sot ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri shkroi në facebook se Kosova ka kërkuar nga Qiproja ekstradimin e Harel-it.
Tahiri kishte reaguar edhe pas arrestimit të Moshe Harel-it në Qipro, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka për ekstradimin e tij.
“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, shkroi Tahiri.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë duke u gjykuar mjekët Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini që sipas prokurorisë bashkëpunuan me Harel-in e Somnezin.
Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.
Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.
Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.
Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5. /Kallxo.com/
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...