Historia e dhimbshme e Mërgim Mavrajt
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 16 May 2017
“Unë nuk kam qenë kurrë një djalosh i rritur në geto” – do të thotë vite më vonë Mërgimi. Për këtë ai e la lagjen ku u vendos në fillim për tu shpërngulur në një ku jetonin vetëm gjermanë. Në kohën e lirë ai lexonte dhe merrej me sport dhe fillimisht u përqendrua te atletika. E quanin “Raketa”. Ishte syri i një trajneri futbolli të skuadrës amatore të “Sportfreunde Selingenstadt” që e bindi të luajë futboll. Të dhënat i kishte të mira dhe kështu kaloi te të rinjtë e Kikers Ofenbah dhe te SG Rosenhëhe.
Polici me top – Deri sa u bë adoleshent, futbolli nuk ishte dëshira e tij. Edhe vetë djali donte të bëhej polic. “Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend”. Për këtë, 16-vjeç kaloi pak kohë si praktikant dhe vëzhgues në rradhët e policisë në stacionin e Mëhlheim, pranë Hanau. “Nëse nuk dok të kisha shkëlqyer në futboll do të bëhesha me siguri një polic”-ka rrëfyer ai. Gjithçka u sqarua në vitin 2004 kur pikërisht pak përpara provimeve të maturës ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmshtadt, që militonte në Regionaliga, kategori e tretë në Gjermani. Sot, Darmshtadi ndodhet në Bundesligë dhe koha ka ecur shumë shpejt…
Në vitin 2005 pas një sezoni shumë të mirë me Jugend-A, formacioni i të rinjve të Gjermanisë ai kalon në skuadrën e parë të Darmshtad. Fati i keq ishte se në dy vitet e ardhshme skuadra pësoi një periudhë kaotike. Shkak u bënë problemet ekonomike dhe teknike. Kjo i shërbeu të riut që e nisi me një karton të kuq. Më pas vendi i pestë në vitin 2006 dhe rënie nga kategoria në vitin 2007.
Tentativat e parë– Në shtator 2006, Mërgimi nisi proçedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besatr Berishën. Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric “e thërret” për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja U-21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i U-21 të Gjermanisë, Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.
Rritja profesionale – Pas rënies nga kategoria për Darmshtadt, në verën e vitit 2007 e mori Bohum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, trajneri aktual i Austrisë. Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë në katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostok, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1. Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bohum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt Grojther Furth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2. Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Tomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.
Bindja – Vera e 2012 ishte mbresëlënëse për lojtarin. 26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014. Në mars të vitit 2010, kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuzhe e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”. E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur “tradhtar”. FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuqezi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë. Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matias Samer në telefon në atë kohë drejtor teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.
Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj që kishte sjellë në pankinë italianin Xhan De Biazi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje. Vesh për herë të parë bluzën në miqësoret e majit 2012 me Katarin dhe Iranin. Nuk tërhiqet më që atëherë edhe pse trajneri e ka shumë për zemër. Fat i keq ishte rënia nga kategoria e Grojther Furth.
Transferohet menjëherë te Këlni. E nis jo mirë, edhe për shkak të një dëmtimi, por edhe për shkak të polemikave që pasuan një foto e tij në Facebook me Kuran. Për këtë u shkrua shumë, por ai dha sqarime të qarta. Prilli i vitit 2015 e goditi me ndarjen nga jeta të të atit. Atij ai i kushtoi edhe golin e ndeshjes me Armeninë në “Elbasan Arena”. Tashmë ai është një ndër liderët e mbrojtjes kuqezi.
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...