Lajme

Hill: Gjëja më urgjente tani është zgjidhja e çështjes së Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 02 March 2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar pranimin e planit evropian nga pala kosovare e serbe, të hënën në Bruksel. Ai në veçanti është marrë me njërën nga pikat e marrëveshjes. Asocaicionin e Komunave me Shumicë serbe, shkruan Insajderi.

Hill po vlerëson se gjëja më urgjente është zgjidhja e çështjes së Asociacionit.

“…Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe për këtë ka disa arsye, njëra prej tyre është se kjo çështje ka 10 vjet që nuk është zgjidhur dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit, (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill për Agjencinë Beta.

-Advertisement-

Ambasadori shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.

Tutje ai u shpreh se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkimi Evropian, siç tha ai, ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka “rëndësi historike”.

“Është një nga gjërat më të rëndësishme që po ndodh në Evropë tani, nuk mendoj se duam të ecim me një ritëm të ngadaltë, por sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Hill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera