Sport

Higuain paguhet më shumë se Hazard te Chelsea, i gjashti në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 24 January 2019

Gonzalo Higuain është bërë i gjashti futbollist, me rrogën më të madhe në Premier League, pas përfundimit të marrëveshjes së tij të huazimit te Chelsea.

Është e kuptueshme që sulmuesi argjentinas do të fusë në xhep një shumë të madhe prej 270.000 stërlinash në javë për pjesën e mbetur të sezonit. Ju do të pyesni: kush fiton më shumë se ai në Angli?

Sipas “Forbes”, që është pika më e saktë referuese në këtë drejtim, “Pipita” do të marrë në “Stamford Bridge” pothuajse dyfishin e pagës së Juventusit.

-Advertisement-

Megjithatë, në Premier League është histori tjetër, janë plot pesë yje të tjerë aty, që fitojnë më shumë se sulmuesi ardhur nga Milani.

Më konkretisht, Alexis Sanchez e kryeson këtë lloj renditjeje, me pagën rekord prej 505.000 stërlina në javë, te Manchester United.

Ndërsa Sanchez u largua nga Arsenali në janar të vitit të kaluar, Mesut Ozil qëndroi në Londrën e Veriut. Ish-trajneri Arsene Wenger dhe klubi i ofruan atij një kontratë të përmirësuar me vlerën e 350.000 stërlinave në javë. Në fakt, gjermani është shumë larg pritshmërive tek Arsenali, pavarësisht pagës së majme që merr, madje kjo nuk duket se ka fare rëndësi për Unai Emery, që e ka ulur në stol mesfushorin më të paguar më skuadër.

Raheem Sterling “kërceu” deri në vendin e tretë të listës së më të paguarve në Premier League, kur nënshkroi një kontratë të re me Manchester City, nëntorin e kaluar.

Marrëveshja e re do ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2023, duke future në xhep 300.000 stërlina në javë.

Gjithashtu, në nëntorin e kaluar, N’Golo Kante rinovoi me përmirësim të dukshëm të pagës te Chelsea, pasi londinezët e Perëndimit u përpoqën të kapeshin fort pas mesfushorit francez. Ky kampion bote në “Rusia 2018” firmosi për një kontratë, që i jep 290.000 stërlina në javë, çka do të thotë se e tejkaloi edhe Eden Hazardin, si lojtarin më të çmuar të klubit.

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, merrte fillimisht 220.000 stërlina në javë, kur u kthye në “Old Trafford”, tri vite më parë. Sidoqoftë, ashtu si Kante, me statusin e fituesit të Kupës së Botës, e rriti pagën e tij në “Old Trafford” në shifrën e 290.000 stërlinave në javë. Pra, fitimet e Pogba shkojnë tashmë në 15 milionë stërlina në vit.

Pas yllit francez vjen Higuain, me 270.00 stërlina në javë. 31-vjeçari argjentinas bëhet i gjashti në këtë listë të Premier League, ose i dyti, referuar pagave në “Stamford Bridge”.

Eden Hazard zbriti në vendin e tretë te Chelsea, me pagën e tij prej 200.000 stërlina në javë, çka përputhet me yjet e tjerë të Premier League, Harry Kane dhe Mohamed Salah. Sidoqoftë, belgu do të përfitojë shumë më tepër, nëse vendos të rinovojë për blutë e Londrës. Në të kundërt, do të ketë rrogë të majme diku tjetër, me gjasë te Real Madridi, klubi që e kërkon me ngulm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera