Sport

Higuain: Krenar që jam lojtar i Milanit

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 04 August 2018

Gonzalo Higuain beson që të luash për Milanin është “një ndjenjë krenarie” dhe shpreson që “që të fitoj diçka me këtë fanellë.

Sulmuesi ju bashkua si huazim për 18 milionë euro Milanos nga Juventusi, me Rossoneri që kanë mundësi për ta blerë atë për 36 milionë euro verën e ardhshme.

“Është një lumturi e shpejt, të jesh në Milan është një lloj krenarie”, tha Higuain për DAZN.

-Advertisement-

“Shpresoj që ta shpaguaj këtë besim, kam shumë shpresë për aventurën e re këtu. Leonardo me bindi, pastaj trajneri dhe tërë skuadra që mund të bëjmë gjëra të bukura bashkë. Është karakteristik e imja ta jap më të mirë, ta kthej Milanin aty ku i takon, sa më lart që mundem”.

“Biglia po ashtu me bindi të vija në Milan por jo vetëm ai. Ishte i tërë projekti i Milanit. Jam i lumtur që jam këtu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera