Sport

Higuain: Kam ëndërruar të luaja në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 24 January 2019

Sulmuesi argjentinas është prezantuar si futbollist i Chelseat.

Gonzalo Higuain u zyrtarizua të mërkurën në mbrëmje si transferimi më i ri i Chelseat.

Sulmuesi argjentinas nënshkroi kontratë 6 mujore që do ta lidhë me Blutë deri në fund të këtij sezoni, ndërkohë u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë. Në bazë të paraqitjeve të lojtarit Chelsea do të vendosë nëse do ta blejë ose jo përfundimisht El Pipitan në fund të kampionatit.

-Advertisement-

“Nuk mund të mos e shfrytëzoja mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat”, tha Higuain.

“Është një skuadër që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që ka një histori të madhe, një stadium të mrekullueshëm dhe luan në Premier Ligë, një kampionat ku kam dashur gjithmonë të luaj”.

“Tani shpresoj t’ia shpërblej në fushë besimin që klubi tregoi tek unë. Pres me padurim të nis këtë aventurë të re dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera