Sport

Higuain del i dëmtuar nga fusha. A do të luajë kundër Juves?

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 05 November 2018

Në fitoren 0-1 ndaj Udineses, erdhi një lajm i keq për Milanini. Gonzalo Higuain u dëmtua në pjesën e parë dhe në minutën e 35 u largua nga fusha për t’i lënë vendin Castillejos.

Sulmuesi mori një goditje të fortë me gju në kurriz nga kundërshtari dhe kërkoi zëvendësimin 10 minuta pas përplasjes.

Edhe pse mediat sportive italiane thonë se dëmtimi nuk është serioz, duhen pritur ditët në vazhdim për të parë gjendjen e numrit 9 të kuqezinjve.

-Advertisement-

Sfidat e ardhshme të Milanit janë kundër Betis dhe Juventusit (11 nëntor). Gattuso po shpreson që ta ketë në dispozicion Higuainin të paktën kundër bardhezinjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera