Sport

Hierro e pranon çfarë bëri Ronaldo kundër Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 June 2018
Fernando Hierro ka pranuar se Cristiano Ronaldo e bëri dallimin në ndeshjen ndaj Portugalisë, e mbyllur në barazim 3:3.
Selektori i Spanjës, Fernando Hierro ka pranuar se Cristiano Ronaldo e bëri dallimin në ndeshjen ndaj Portugalisë, e mbyllur në barazim 3:3.

Ronaldo realizoi het-trik duke ia mohuar Spanjës fitoren kundër Portugalisë në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Hierro ka pranuar se Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm.

“Kur keni futbollistë në gjendje të bëni atë që bëri Cristiano….”, u shpreh Hierro.

-Advertisement-

“Ne jemi mësuar të ballafaqohemi me këdo, dhe do të vazhdojmë përpara me vetëbesim”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera