Sport

Hidhet sot shorti i Ligës së Kombeve, këta janë rivalët e mundshëm të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 16 December 2021

Shorti për fazën e parë të edicionit të tretë të UEFA Nations League do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 18:00.

Të 55 shoqatat anëtare të UEFA-s marrin pjesë në Ligën e Kombeve të UEFA-s 2022/23 dhe ndahen në katër liga bazuar në Listën e Aksesit të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2022/23.

Lista e aksesit është përpiluar bazuar në rezultatet e skuadrave në Ligën e Kombeve 2020/21, duke përfshirë promovimin dhe rënien ndërmjet ligave dhe në pritje të rezultateve të finaleve të UNL 2020/21 dhe ndeshjeve play-out, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Ligat A, B dhe C do të kenë të gjitha nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen secila në katër grupe për fazën e arë të ligës. Shtatë skuadrat e mbetura, në Ligën D, do të ndahen në dy grupe, njëri me katër dhe tjetri me tre.

Sa i përket Kosovës, “Dardanët” do të jenë në Ligën C, së bashku me 15 skuadra të tjera. Ata do të jenë në vazon e tretë, bazuar në pozicionin që kanë në ranglistë.

Ndër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës të cilët janë në vazon e parë, bëjnë pjesë kombëtare si Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda e Veriut., ndërsa nga vazoja e dytë kundërshtar të mundshëm janë Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Greqia dhe Luksemburgu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera