Sport

Hidhet shorti i Kupës së Amerikës 2024, projektohet finalja Argjentinë-Brazil

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 08 December 2023

Është hedhur shorti i Kupës së Amerikës 2024. Edicioni i 48-të i këtij turneu do të organizohet në SHBA nga 20 qershori në 14 korrikun e vitit të ardhshëm.

Argjentina është skuadra kampione në fuqi, teksa mban rekordin bashkë me Uruguajin me nga 15 suksese. Finalja e madhe do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”, Florida (14 korrik).Për herë të dytë në histori – si në vitin 2016 – në Kupën e Amerikës do të marrin pjesë 16 skuadra kombëtare. 10 nga CONMEBOL dhe 6 nga CONCACAF.

Grupe aspak të lehta për Argjentinën (luan takimin hapës në datën 20 qershor në Atlanta) dhe Brazilin, që përballë tyre mund të ndeshen vetëm në finalen e madhe.

-Advertisement-

Njësoj si në turneun e fundit (2021), me Leo Messin me shokë që siguruan trofeun pas suksesit minimal 1-0 përballë rivalëve të përjetshëm (Di Maria).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera