Sport

Hetohet Modric, akuzohet për dëshmi të rreme

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 20 June 2017

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar i Realit të Madridit që është në telashe me drejtësinë. Probleme ka edhe Luka Modric, për të cilin Prokuroria në Kroaci ka nisur hetimet për dhënien e një dëshmie të rreme gjatë një procesi gjyqësor, lajm që u konfirmua nga vetë ky institucion.

Drejtuesit e Prokurorisë kroate nuk e përmendën emrin e futbollistit për shkak të procedurës standarde të hetimeve, por përshkrimi i bërë prej tyre përputhet plotësisht me Modric. Po kështu, edhe sipas medias vendase, futbollisti kroat që është në qendër të këtyre hetimeve është pikërisht mesfushori i Realit të Madridit.

Luka Modric dëshmoi javën e kaluar në gjyqin ndaj një zyrtari të organeve tatimore dhe 3 zyrtarëve të lartë të klubit të Dinamos së Zagrebit mes të cilëve ishte dhe shefi Ekzekutiv, Zdravko Mamic, të cilët rezultojnë se kanë kryer evazion fiskal prej 1.84 milionë dollarësh. Por telashet për Modric nuk ndalen këtu, futbollisti kroat është vënë në qendër të hetimeve edhe në Spanjë për evazion fiskal.

-Advertisement-

Ndërsa Ronaldo ka krijuar shoqëri në Ishujt Virxhin dhe Irlandë për të kaluar të ardhurat nga të drejtat e imazhit, kroati ka preferuar Luksemburgun, një vend ku taksat mbi të ardhurat e përfituara nga e drejta e imazhit është vetëm 10%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera