Sport

Hetimi i Premier League-s, Manchester City rrezikon përjashtimin

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 06 February 2023

Manchester City akuzohet se ka shkelur rregullat financiare të Premier League-s për plot 9 vjet. Klubi i sheikut Mansour është proceduar nga Premier League pasi është nën akuzë se ka kryer një seri shkeljesh të karakterit financiar. Në shënjestër janë 9 bilance, që nga sezoni 2009-2010 e deri tek ai i sezonit 2017-2018. Tani Manchester City duhet t’u përgjigjet akuzave para një komisioni të pavarur, pasi rrezikon që nga penalizimi me pikë e deri te përjashtimi nga kampionati.

Janë përfundimet e nje hetimi që ka zgjatur thuajse pesë vjet dhe që është vënë në lëvizje nga rasti i sponsorizimeve të fryra me ente të Emirateve të Bashkuara Arabe, pra të të njëjtit territor nga ku kanë prejardhjen pronarët e klubit, që bën pjesë në rrjetin global City Football Group, që është nën pronësi te sheikut Mansour.

Premier League është vënë në lëvizje nga publikimet e Football Leaks. Tani në komunikatën e saj Liga Angleze nënvizon se klubi akuzohet se nuk ka furnizuar një informacion financiar të saktë, “në veçanti për sa u përket të ardhurave, përfshirë ato të sponsorizimeve, palët me të cilat kanë lidhje si dhe kostot operative”.

-Advertisement-

City akuzohet edhe se nuk ka shpërndarë në mënyrë krejtësisht transparente kostot në lidhje me pagat, mes të tjerash edhe për kontratën me trajnerin Roberto Mancini, se nuk ka respektuar Fair Play-n e UEFA-s, se ka shkelur rregullat që kanë të bëjnë me përfitimet dhe se nuk ka bashkëpunuar me Premier League në hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera