Hetimet ndaj Liburn Aliut, Haziri: Shokuese, Kurti s’po distancohet por u bë gardian i tyre

Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 22 October 2024
Në vitin e fundit të mandatit të këtij pushteti është shtuar numri i ministrave në Qeverinë Kurti që po hetohen për korrupsion.
I fundit që po hetohet për korrupsion është ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Sipas dokumentit, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Ai tha se skandali në këtë ministri është shokuese dhe se i kalon përmasat e cështjes për rezervat shtetërore.
Haziri e paraqet problem mosdistancimin e kryeministrit nga këto skandale.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me dicka jashtëzakonisht shokuese e cila i kalon përmasat të humbjes së grurit dhe të vajit në cështjen e rezervave të shtetit apo edhe skandalet e tjera korruptive në qeveri. Problemi më i madh është që z.Kurti nuk po distancohet nga këto, por ka dalë gardian, ka dal mbrojtës të tyre, dhe këtu duhet me pa mendësinë e këtij administrimi të qeverisë”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Haziri.
Pas raportimit në media, ka reaguar edhe ministri Aliu, i cili është zotuar se do të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e çështjes në fjalë.
Aliu, në Facebook shkroi se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga organet e rendit, shkruan Periskopi.
“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në “Facebook”.

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...