Uncategorized

Hetimet kanë dëmtuar tregëtinë dhe investimet midis Kinës dhe BE -së

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 09 January 2025

Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten se praktikat e Bashkimit Evropian në hetimet e subvencioneve të huaja kundër ndërmarrjeve kineze, kanë përbërë pengesa tregtare dhe investimesh.

Njoftimi pasoi përfundimin e një hetimi gjashtë-mujor i cili u nis me kërkesë të Dhomës së Tregtisë së Kinës për Importin dhe Eksportin e Makinerive dhe Prodhimeve Elektronike.

Sipas rregullores së saj të subvencioneve të huaja, BE ka kryer hetime paraprake të thella ndaj kompanive kineze në sektorë të tillë si lokomotivat, fotovoltaikët, pajisjet e energjisë së erës dhe kontrollit të sigurisë, tha ministria kur nisi hetimin ndaj pengesave të tregtisë dhe investimeve, korrikun e kaluar.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit besojnë se hetimet e BE konsistonin në dënime dhe kufizime kohore të papërshtatshme dhe në mungesë transparence procedurore dhe legjitimiteti, sipas ministrisë.

Hetime të tilla kanë dëmtuar tregtinë dhe investimet midis Kinës dhe BE duke kufizuar prodhimet, shërbimet dhe investimet e kompanive kineze nga hyrja në tregun e BE, duke dëmtuar kështu konkurrencën e kompanive dhe produkteve kineze të rëndësishme, tha ministria.

Rezultatet e hetimit zbuluan se ndërmarrjet kineze kanë pësuar humbje të rëndësishme ekonomike, si drejtpërdrejt ashtu edhe indirekt, për shkak të hetimeve të BE, duke përfshirë rreth 7.6 miliardë juanë (rreth 1.06 miliardë dollarë amerikanë) në projekte të braktisura të ofertave, me projekte të tjera të prekura vlerësuar në mbi 8 miliardë juanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera