Lajme

Heshtja e Kurtit dhe Sveçlës për luftën e bandave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 02 September 2024

Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës u përgjakën të dielën mbrëma nga lufta ndërmjet dy grupeve kriminale.

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti ka ndodhur pas përleshjes mes dy grupeve si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme.

-Advertisement-

Këto dy grupe, dyshohet se janë familja Sekiraqa dhe familja Gashi (të njohur si Capat).

Nga të shtënat me armë më 1 shtator, i vdekur mbeti Premtim Gashi, ndërsa pesë të plagosurit janë nën masën e ndalimit, mes tyre edhe Salih Sekiraqa.

Por, për këtë rast që e tronditi Prishtinën nuk e kanë thënë asnjë fjalë kryeministri Albin Kurti, e as ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili vazhdimisht poston në rrejtet sociale të tij, vetëm punët e suksesshme të Policisë së Kosovës.

Madje, ministri Sveçla sikur mos të kishte ndodhur asgjë në fushën që është përgjegjësi e tij, u mor me fillimin e vitit të ri shkollor.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve mbarësi e shumë suksese. Shumë fëmijë sot nisin një kapitull të ri të jetës së tyre në bankat shkollore. Jam i bindur se me angazhimin e tyre, të mësimdhënësve e të të gjithë neve, ata e ato do të jenë e ardhmja e ndritur dhe shtylla e fuqishme e Republikës sonë.”, ka shkruar Sveçla/

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë për rastin e mbrëmshëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në kryeqytet ku një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë të plagosur.

Në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK.

Pesë të dyshuarit janë ndaluar nga prokuroria, ndërsa janë në kërkim edhe të dyshuarë tjerë që janë të përfshirë në përleshjen mes dy familjeve, Sekiraqëve dhe Capave, por që janë ende të paidentifikuar.

Nga përleshja me armë mes dy familjeve mbrëmë në Prishtinë, Sekiraqa dhe Capat (Gashi) ka mbetur i vrarë një person.

Rasti del të jetë vazhdimësi e një konflikti në muajin mars të këtij viti, i ndodhur pikërisht mes tyre, ku pati mbetur i plagosur një anëtar i familjes Gashi.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Kryeprokurorit i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

“Mund të konfirmoj që janë personat po familjet e njëjta që kanë qenë edhe në një rast të muajit mars”, tha Gashi për Gazetën Online Reporteri.net.

Personi që mbeti i vrarë mbrëmë i përket familjes së Capave, ndërsa pesë të tjetër kanë mbetur të plagosur.

Një nga të plagosurit në konfliktin mes familjeve Sekiraqa dhe Capat(Gashi) është në gjendje stabile.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Drejtori i Kardiokirurgjisë, Shpëtim Shurdhiqi.

“Po njëri nga të plagosurit është në gjendje stabile. Është i plagosur në gjoks dhe në krahë. Aktualisht gjendja e tij është stabile dhe nuk ka nevojë për intervenim”, tha Shurdhiqi për Reporteri.net.

Po ashtu edhe dy nga të plagosurit që po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë janë në gjendje stabile.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Drejtori i kësaj klinike.

“Aktualisht dy nga të plagosurit janë në gjendje stabile, por ata po vazhdojnë të jenë në Emergjencë për shkak të sigurisë”, tha ai për Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë se në mesin e të plagosurve është edhe Salih Sekiraqa.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën mbikëqyrje policore.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur edhe një armë zjarri. /Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera