Sport

Herolind Shala me postim emocional

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 19 November 2019

Faktin që Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti të kualifikohet përmes fazës së grupeve në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, e ka përjetuar keq edhe njëri nga futbollistët e saj më të mirë, Herolind Shala.

Megjithatë, ai beson se ky qëllim do të arrihet në mars, kur Kosova e ka mundësinë të kualifikohet si fituese e grupit të saj në Ligën e Kombeve.

Këtë synim Shala e ka shprehur edhe në profilin e tij në Facebook:

-Advertisement-

“Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ëndrrën realitet. Kemi bërë ndeshje të mëdha, por ky është vetëm fillimi, pasi gjëra edhe më të mira na presin. FALEMINDERIT popullit tonë që në asnjë moment nuk na lanë vetëm. Mars, me padurim po të presim “, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera