Heqja e 16 barrikadave në veri, në fokus të takimit të Kurtit me komandantin e KFOR-it
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 31 December 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë në kuadër të Njësisë Multi-nacionale të Specializuar.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Sipas komunikatës, Kurti dhe Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, transmeton Klankosova.tv.
Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023.
Të tjera
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...
-
Kjo është videoja me simbolin e paramilitarëve serbë, për të cilën LVV-ja u dënua 35 mijë euro nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 35 mijë euro Lëvizjen...
-
Besnik Tahiri nga Prizreni: Kurti nuk e kupton shtetin, e as zhvillimin
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ...
-
Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje, marre
Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së ka reaguar pas dëni...
-
Shahin Dervishaj: Me Prekazin legjendar do e bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Grenell kundër Kurtit, Dakaj: Kryeministri përherë ka pasur mosmarrëveshje me amerikanët
Në një lidhje direkte me Ora News, gazetari i Infokus, Shkëlzen Dakaj ka thën...
-
Hamza para qindra mësimdhënësve: Në vitin e parë të qeverisjes do t’i rris pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur një takim me...
-
PAMJE EKSKLUZIVE: Kamerat e sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit u blenë në Beograd, flet shoferi i kamionit
Një kamion plot me kamera të sigurisë u shkarkua sot në oborrin e Ministrisë ...
-
Vlora Dumoshi viziton tregun me shumicë në Prishtinë: LDK fokusohet në zhvillimin e bizneseve dhe infrastrukturës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi ka vi...
-
Ferat Shala: Të rinjtë janë forca dhe frymëzimi për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Kolgeci: Rinia është e ardhmja, dhe e ardhmja duhet të jetë e drejtuar me vizion, mundësi dhe guxim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 91, Selman K...