Fun & Video

Hëngrën tabletat për qetësim, shpendët e pësojnë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 25 December 2018

Disa kalimtarë që ndodheshin në një park të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, raportuan se panë gjatë orëve të mëngjesit një skenë të pazakontë.

Dhjetëra shpend, kryesisht rosa dhe pulëbardha ecnin si të trullosura, ndërsa disa prej tyre ishin shtrirë në shpinë me këmbët përjetë.

Të shqetësuar me ngjarjen, ata njoftuan organizatën që merret me çështjen e ambientit, të cilët e nisën njësitin përkatës për mbrojtjen e gjallesave.

-Advertisement-

Raportohet se gjendja e tyre ka ardhur si pasojë e tabletave qetësuese, që janë hedhur nga persona të papërgjegjshëm.

Hetimet kanë filluar, për të gjetur se kush i zbrazi tabletat që janë për zemër, kundër ankthit dhe depresionit, si dhe tableta për gjumë.

Pas trajtimit prej veterinerëve, të gjitha shpendët ju janë bërë dhe gjendja e tyre i është kthyer normalitetit. /oranews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera